PDK zyrtarizon kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit

08.11.2016 18:44:34

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, ka caktuar kandidatin e saj për kryetar komune, për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale që do të mbahen më 4 dhjetor 2016.

Pas diskutimeve në Kryesinë e Degës në Drenas, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, u vendos që kandidat për kryetar të Drenasit të jetë Ramiz Lladrovci, thuhet në njoftimin e PDK-së.