PE miraton rezolutën për pezullimin e negociatave me Turqinë

06.07.2017 14:25:12

Në seancën e sotme të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, 477 eurodeputetë ishin pro, kurse 64 ishin kundër miratimit të raportit të Komisionit Evropian për Turqinë.

Deputetët e Parlamentit Evropian me shumicë votash kanë miratuar sot projektrezolutën për pezullimin e negociatave me Turqinë. Në seancën e sotme të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, 477 eurodeputetë ishin pro, kurse 64 ishin kundër miratimit të raportit të Komisionit Evropian për Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndër të tjera, brenda vendimit të miratuar ndodhet dhe rekomandimi për ndërprerjen e procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE, nëse ky vend zbaton pakon e reformave kushtetuese në formën që votuesit turq e miratuan me shumicën votash në referendumin e mbajtur më 16 prill.

Rekomandimi, i cili përndryshe nuk ka karakter detyrues për BE-në dhe Turqinë, gjithashtu bën thirrje për bllokimin e negociatave të pranimit në rast të pezullimit të procesit të integrimit evropian të Turqisë.

Ministri turk për Çështjet e BE-së, Omer Çelik, sot më herët para takimit me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, tha se procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE është shtylla kurrizore e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Brukselit.

Duke theksuar vendosmërinë e Turqisë për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, Çelik ka thënë se janë të këqija dhe të dëmshme propozimet për ndryshimin e natyrës së marrëdhënieve midis të dy palëve.

Turqia ka ripërtërirë negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2005 dhe deri më tani ka realizuar me sukses plot 35 kapituj të bisedimeve. Bllokimi i negociata ka ndodhur në vitin 2007, për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me çështjen e Qipros. Gjermania dhe Franca kanë kundërshtuar anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE.