Pejani dogji dy vetura të familjes së vet

22.03.2017 15:50:52

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në fshatin i Drelaj të Pejës pasi që i njëjti qëllimisht ka djegur tërësisht një veturë dhe një veturë tjetër e ka dëmtuar pjesërisht.

Bëhet e ditur se të dy veturat ishin pronë e familjes së të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.