Pellazgët janë krijuesit e qytetrimit evropian dhe jo krijuesit e qytetërimit botërorë

08.04.2019 18:13:23

Nga Mathieu Aref

Po e bëj këtë për t’iu përgjigjur disa shqiptarëve të keqfrymëzuar, të keqinformuar, të fanatizuar, të ideologizuar, shoviniste të pamëshirshëm ose të tepruar, të manipuluar, por sidomos edhe armiqve të shqiptarisë.

Në çdo gjë që ju lexoni, shihni ose dëgjojni duhet të mbetëni të moderuar, të matur, të kujdesshëm dhe vigjilent, sepse shpesh këto nuk janë shprehje apo shkrime të bazuar në studime shkencore edhe më pak më analiza të detajuara dhe të plotë apo të mbështetura në mënyrë të veçantë nga prova të padiskutueshme, argumente përkatëse dhe referenca të verifikueshme. Puna, saktësia, përpikëria e vërejtjëve, kërkimi i të vërtetës, argumentimi i bindur, vërtetësia e referencave, zelli dhe durimi kanë karakterizuar vijën e drjetmit të jetës sime dhe të veprëva të mi. Në të gjitha hulumtimet dhe studimet e mia kam injoruar dhe lënë mënjanë çdo ndjenjë personale dhe çdo shovinizëm dhe kam mbajtur vetvetjën time, është për të thënë, neutral dhe objektiv, dhe nuk kam pësuar asnjë ndikim të jashtëm çfarëdo të ishte. Në qoftë se kam cituar disa tekste të autorëve moderne është thjesht për të sjellë ujë në mullirin tim pellazg apo për të treguar se ata janë të gabuar në shpjegimet e tyre ose në të kuptuarit, ose për të analizuar historinë e lashtë ose vetëm Historinë. Doja të bëja këtë pikë ose vënie në vend çfarë u përket studimeve dhe hulumtimeve të mia dhe si i kam konceptuar.

Së fundi para publikimit tim të ardhshëm në lidhje me historinë e pellazgëve dhe pasardhësve të tyre unë dua që të jeni në djeni se studimet dhe hulumtimet historike dhe gjuhësore nuk janë të bazuar në « hamendime vetjake » ose në “mendime” ose “supozime vetjake”, por janë të bazuara në një metodë shkencore për të studiuar saktësisht të gjitha elementet e shkrimeve të lashta (të çdo autori) përballë njëri-tjetrit për të verifikuar besueshmërinë dhe saktësinë e tyre (sidomos kur bëhet fjalë për tekstet e dyshimta, keqinterpretuar apo me gabime pavullnetshme apo jo
ose manipulime për t’i shërbyer disa interesave të veçanta, ideologjike ose politike). Pas këtij veprimi të gjatë dhe të rëndë fillova analizat e mia të thella për të nxjerrë kuintesencën dhe thelbin e konkluzioneve të mia historike, gjuhësore dhe të tjera. Të gjitha këto studime specifike dhe analiza të shumta janë rezultat i shumë elementëve të studiuar dhe analizuar gjatë një gjysmë shekulli (fusha historike, gjuhësore dhe të tjera në lidhje me historinë e lashtë të paraardhësve të parë të qytetërimit evropian) si dhe më elemente moderne shkencorë që kanë përforcuar elemenet e tjerë të studiuar (gërmimet arkeologjike, studimet kronologjike, paleontologjike dhe mitologjike).

Pra, për të gjitha studimet e mia të bëra deri tani nuk kanë të bëjnë me “mendime” ose “supozimeve personale” ose “hipoteza torolloze » sikur i gjejmë tek disa Shqiptarë që nuk kanë asnjë formim shkencor, historik apo gjuhësore (ata lexojnë shumë dhe çfarëdo, konsultojnë faqet e Internetit dhe disa hapësira virtuale dhe të dyshimtë), por lejojnë veten për të thënë se ata janë të vetmit që kanë të drejtë, me të bukërit, me të mirët… : një qëndrim pa kompromis, megalomaniak dhe të dëmshëm për historiografinë e lashtë e lidhur me pellazgët dhe pasardhësit e tyre (Ilirët, Trakët dhe shqiptarët) dhe popuj të tjerë të lashtë me zanafill pellazge.
Kjo ngatërron shkencëtarët të vërtetë të huaj të cilët janë mjaft të ashpër në kritikat e tyre kundrejt shqiptarëve të sotëm duke i fajësuar që nuk kanë koordinim mes tyre dhe sidomos duke pasur ndërmjet tyre pozicione që shpesh janë diametralisht të kundërta dhe ku ka shumë « mendime » të veçanta, të çuditshme apo të qeshura.
Ky mentalitet dhe të gjitha këto qëndrime janë për të ardhur keq dhe demtuëse që tregojnë qartë përse shumë shqiptarë nuk arrijnë të bien dakord mes tyre, nuk janë të bashkuar, nuk ecën përpara dhe mendojnë vetëm për interesat e tyra personale, individuale : çdo shqiptar mendon se është një mbret, një shkencëtar, një historian, një gjuhëtar, etj. Kjo ka vazhduar për më shumë se 2000 vjet !

Pra, për të ndriçuar më tej ata që e njohin historinë të Pellazgo-trako-ilirëve, dhe armiqve të kombit sdhqiptarë për ti bindur të mos bësojnë në gabimet apo hamendjet e tyre, dhe atyre që dyshojnë në prejardhjën pellazgo-trako-ilire të shqiptarëve ose ato që kanë vërejtje të ekzagjeruara ose shoviniste, po përgatis një përmbledhje të gjatë duke rifilluar thelbin e veprës sime shumëvjeçare (librat dhe artikujt e mi të botuar në gjuhën shqipe dhe frenge), si dhe thelbin e temës së tezës ime në Sorbonën të Parizit (e botuar vetëm në gjuhën frenge).