Penallti qesharake në Serbi, arbitri shoqërohet në polici

15.05.2018 11:01:29

Futbolli është një lojë që funksionon në bazë të disa rregullave, por kur këtë rregulla nuk zbatohet sidomos nga ata që kanë për detyrë të japin drejtësi në fushën e blertë, kthehet në një lojë qesharake. Kontestimet ndaj vendimeve të arbitrave, në fakt janë pjesë e futbollit. Polemikat për vendime të dyshimta ta bluzave të zeza nuk janë shmangur as në nivelet më të larta të futbollit eurpopian, por rasti u fundit që vjen nga Serbia është vërtet qesharak.

Në sfidën mes Spartak Subotica dhe Radnickit të Nishit , që përfundoi me rezultatin 2-0 (Sprtaku Subotica siguroi pjesëmarrjen në Europa League), arbitri Srđan Obradović akordoi një penallti inekzistente për vendasit, pa një element minimal të ndërhyrjes së parregullt.

Rasti në fjalë ka shkaktuar një reagim të ashpër në Serbi, madje mediat vendase raportojnë se kryesori Obradovic është ndaluar nga policia për t’u marrë në pyetje, sepse dyshohet se ky gabim i pashpjegueshëm i tij nuk është thjeshtë njerëzor. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Shoqatës së Arbitrave në Serinë, që ka kërkuar përjashtimin e Srdan Obradovic nga lista e arbitrave që duhet të gjykojnë në futbollin serb.