Pence: Jam i bindur se askush prej stafit tim s’ka shkruar kolumne kundër Trump

09.09.2018 22:10:49

Zëvendëspresidenti i SHBA’së, Mike Pence, ka thënë se është 100% i sigurt se askush nga stafi i tij nuk është i përfshirë në kolumnen anonime të publikuar në New York Times në të cilën kritikohet udhëheqja e presidentit, Donald Trump.
“I njoh ata. Ua njoh karakterin” ka thënë Pence në një intervistë të xhiruar këtë të diel në CBS.

Disa analistë kanë spekuluar se Pence mund të jetë “zyrtari i lartë i administratës” që shkroi pjesën e opinionit, pasi që gjuha e përdorur në të përkon me atë që ai njihet se e përdorë, si fjala e pazakontë “lodestar”.

Pence ka thënë se stafi i tij në përbërje me dhjetëra zyrtarë të lartë të administratës kanë mohuar se kanë gisht në këtë kolumne të titulluar “Rezistenca e butë brenda administratës së Trump”.

“Më lejoni të qartësohem. Jam 100% i sigurt që askush nga stafi i zëvendëspresidentit nuk është i përfshirë në editorialin anonim. I njoh punëtorët e mi”, ka thënë Pence.

“Ata zgjohen çdo ditë dhe janë të përkushtuar, ashtu sikurse jam edhe unë, për të këshilluar rreth agjendës së presidentit dhe për të dhënë përkrahje…Presidenti Trump po punon për njerëzit e vendit të tij”.

Pence ka thënë se as që ka nevojë t’i pyes punëtorët e tij nëse kanë shkruar kolumnen, duke ritheksuar e i një mjaftë mirë ata.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/pence-jam-i-bindur-se-askush-prej-stafit-tim-s-ka-shkruar-kolumne-kunder-trump-574486/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright