Pence: Sulmi ndaj një aleati të NATO-s është sulm ndaj të gjithëve

31.07.2017 15:33:41

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence në Estoni deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump konsideron se siguria është baza e përparimit

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha se sulmi ndaj një aleati të NATO-s, është sulm ndaj të gjithë aleatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Pence, i cili ndodhet për vizitë në kryeqytetin e Estonisë, Talin, u takua me Presidentin e këtij vendi Kersti Kaljulaid, Presidentin e Letonisë Raimonds Vejonis dhe Presidenten e Lituanisë Dalia Grybauskaite.

“Sulmi ndaj një aleati të NATO është sulm ndaj të gjithëve”, ka thënë Pence.

Sipas tij, presidenti amerikan Donald Trump konsideron se siguria është baza e përparimit.

Pritet që pas Estonisë Pence të vizitojë Gjeorgjinë dhe Malin e Zi.