Pengmarrje në një bankë në Alabama

10.01.2017 17:26:55

Një plaçkitje e armatosur në një bankë në Tuscaloosa është shndërruar në një situatë pengmarrje, ku një burrë i dyshuar është ngujuar brenda ndërtesës afër kampusit të Universitetit të Alabamas.

Sipas medieve amerikane në vendin e ngjarjes kanë dalë FBI dhe policia lokale, transmeton Telegrafi.

Ende nuk ka ndonjë informacion nëse ka të lënduar, në këtë pengmarrje që është duke u zhvilluar në këto momente.