Pensioni invalidor i punës dhe pensioni familjar fillojnë së implementuari

20.03.2017 16:15:22

 

Sot në Lidhjen e Pensionistëve në mënyrë simbolike prezentova udhëzimin administrativ për pension invalidor të punës dhe njoftova për procedurat për pensionin familjar

Gjatë javës në zyret pensionale mund të merren aplikacionet dhe informatat e nevojshne, kurse ligjërisht nga e hëna e ardhshme (27 mars) mund të aplikohet për këto dy skema të reja në kuadër të sistemit pensional.

Këto dy skema të reja pensionale ngrisin mirëqenien e qytetarëve tanë, lehtësojnë proceset e punës dhe na ofrojnë edhe një hap para reformës pensionale”, ka njoftuar Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.