Pensionohet Steven Gerrard

24.11.2016 13:13:00

Ish-kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli aktiv, pas 19 vjet karriere.

36-vjeçari mbyll karrierën e tij me tetë trofe të fituar, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe dy FA Cup.

Mesfushori debutoi për Liverpoolin në vitin 1998 në moshën 18-vjeçare. Ai për Liverpoolin realizoi 709 paraqitje dhe kaloi 12 vjet si kapiten i klubit.

Për Anglinë luajti 114 ndeshje dhe ishte kapiten i përfaqësueses për dy vjet. Fitoi trofe të rëndësishëm në karrierë, por i mungoi ai i Premier Ligës.