Pentagoni konfirmon: Vritet ministri i Informacionit të ISIS­-it

16.09.2016 23:21:22

Një zyrtar i lartë i ISIS që kishte shërbyer si ministër i informacionit, është vrarë nga forcat e koalicionit të udhëhequra nga forcat amerikane në Siri, njoftoi sot Pentagoni.

Mësohet se Dr. Wa’il u vra në një sulm ajror të kryer më 7 shtator në Siri, ndonëse u bë i ditur sot Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, ka thënë se sulmi ishte kryer në Rake pranë Sirisë, dhe se objektivi i tij ishte, Wa’il Adil Hasan Salman al­Fayad, i cili ishte ministër i informacionit në ISIS.

Wa’il ishte personi që mbikqyrte prodhimin e videove terroriste propagandistike, ku tregoheshin torturat dhe ekzekutimet e ISIS . Ai njihej si një bashkëpunëtor i ngushtë i Ebu Muhamed el­ Adnani , zëdhënës ISIS dhe ky i vrarë nga forcat e koalicionit më 30 gusht.