Pep Guardiola e komenton eliminimin e Bayernit nga Reali

21.04.2017 15:49:43

Pep Guardiola ka komentuar eliminimin e Bayern Munich nga Liga e Kampionëve.

Bayern Munich, është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madrid, në një ndeshje shumë të diskutuar pas disa vendimeve shumë të dyshimta të gjyqtarëve.

Guardiola që për tre vite ka drejtuar Bayern Munich, para se të niste një aventurë të re në Premierligë te Manchester City, ka përgëzuar Carlo Ancelottin dhe lojtarët e tij, për ndeshjet e zhvilluara kundër Real Madridit.

“Gjëja e parë që e kam menduar kur Bayerni u eliminua nga Liga e Kampionëve, është se sa krenar duhet të jetë Carlo, lojtarët dhe gjithë stafi i tyre”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë ata ishin më të mirë dhe bënin lojë spektakulare, ashtu siç janë ata. E di sa sa vështirë është të luash kundër Real Madridit”, ka shtuar Guardiola.

Edhe Guardiolan e pret një ndeshje e vështirë të dielën, kur skuadra e tij, Manchester City në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup, përballet me Arsenalin e Arsene Wenger.