Për 24 orë 42 aksidente në rrugët e Kosovës

20.04.2019 10:06:17
Numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës nuk po bie.

Vetëm për 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur saktësisht 42 aksidente, 10 nga të cilat me të lënduar.

Policia e Kosovës ka shpërndarë 1337 tiketa trafiku, por si duket masat e rrepta në trafik nuk po ndihmojnë.

Vetëm në 3 mujorin e parë të vitit 2018 numri i të vdekurve në aksidente trafiku ishte afër 20.