Për 24 orë nëntë aksidente në Shkup

10.01.2017 11:09:44

Në Shkup gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 9 aksidente në komunikacion.

Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, në katër aksidente janë lënduar katër persona kurse në pesë aksidentet tjera ka pasur vetëm dëme materiale.

Nga policia rrugore kanë njoftuar se janë dënuar dy vozitës të cilët kanë kaluar në të kuqen, ndërsa nga rruga janë larguar 36 vetura.