Për çfarë liri flisni, për atë si të Astritit që nuk e latë kurrë të shmallej me nënën e tij?

12.11.2016 14:41:45

Nga Rexhep Kastrati

Hysen Durmishi dje ka kërcënuar se gazetarët do t’i tërheqin zvarrë, duke dëshmuar për mendësinë kriminale të sektës okulte të Albinit që mund ta ketë çuar Astritin, por edhe Arbnorin drejt vdekjes. Po ashtu, me kërcënimet e tij, Hysen Durmishi ka dëshmuar për përdorimin e metodave kërcënuese për të heshtur anëtarët e sektës dhe të tjerët. Sigurisht kërcënimet e Hysen Durmishit nuk janë personale, dhe gjithsesi nuk janë të bëra kryemëvete, por janë shprehje e panikut që e ka kapur këtë sektë nga identifikimi e rrethanave që mund ta kenë çuar Astritin, por edhe Arbnorin drejt vdekjes. Fakti se u dëshmua e kundërta e asaj që kishte thënë komisari për shpërlarjen e trurit, e pse jo edhe për eliminimin e njerëzve, se gjykatësi Kashtanjeva ka refuzuar kërkesat për të vizituar Astritin në burg, fakti se u bë publike se jo vetëm që lejet janë dhënë dhe vizitat janë realizuar, por edhe se Astriti e ka ndjerë veten keq që nuk mund të ishte vetëm me prindërit e tij, por vazhdimisht ishin nën mbikëqyrje të emisarëve dhe komisarëve të sektës okulte të Albinit, fakti se nga filmimet e bëra publike nuk del se dikush të ketë kryer aktin e vdekjes së Astritit, e kanë trazuar shumë situatën brenda sektës dhe mund ta ketë rënduar gjendjen psikologjike të pjesëtarëve të saj. Dhe kërcënimet e Hysen Durmishit mund të jenë edhe si pasojë e një gjendjeje paniku dhe hallakame brenda sektës okulte të Albinit. Mirëpo, këto kërcënime veçsa bëjnë të qartë trysninë e madhe psikologjike që ka pasur Astriti nga komisarët dhe emisarët e sektës okulte të Albinit, por edhe kërcënimet që mund të ketë pasur gjykatësi Kashtanjeva për të heshtur. Por me gjasë kështu mund jetë edhe me familjen Dehari, e cila jo vetëm që ka heshtur për trysnitë psikologjike që Astriti mund të ketë pasur, jo vetëm që ka heshtur edhe kur Dardan Molliqaj rrente dhe mohonte vizitat që ia kanë bërë Astritit në burg, jo vetëm që ka heshtur kur Albini konvertonte vdekjen e Astritit në anëtarë të sektës okulte të tij, por edhe në deklarimin e luftës kundër institucioneve të shtetit. Në fakt, të gjitha këto dëshmojnë qartë se kjo familje e ka lidhur veten pashkëputshëm me sektën okulte të Albinit në kontekst të marrëdhënies së indoktrinimit dhe subordinimit të plotë. Dhe kjo është veçori e sektave okulte të flijimit dhe të vetëflijimit. Anëtarët e sektës duhet të flijihen dhe të vetëflijihen për kauzën e sektës për më shumë gjak. Dhe ajo që po ndodh është pikërisht kjo: flijimi i Astritit tash, por edhe i Arbnorit para dy vitesh është bërë për ruajtjen e sekreteve të sektës dhe si mesazh se kushdo që cenon sekretet e saj, do të pësojë fatin e Astritit. Kodi i heshtjes, është kodi i detyrueshëm i sektave okulte, dhe kjo vlen për secilin anëtar të tyre. Dhe kërcënimi i Hysen Durmishit se do të tërheqin zvarrë gazetarët, buron nga synimi për t’i heshtur të gjithë ata që nxjerrin sekretet e sektës.

Në këtë kuptim, ky kërcënim është i vërtetë dhe në frymën e sektës okulte, kurse përpjekja e Visar Ymerit për ta thënë të kundërtën, është vetëm përpjekje për të shmangur efektet e kërcënimeve të Hysen Durmishit. Po ashtu, është shprehje e panikut që e ka kapur këtë sektë nga zbulimi i të vërtetës për vdekjen e Astritit. Në fakt, të gjithë besojnë kërcënimet e Hysen Durmishit e jo përgënjështrimin e Visar Ymerit. Një sektë okulte që nuk lë në intimitetin dhe privatësinë familjare prindërit me djalin e tyre, nuk mund të flasë për liri të mediave, apo për vetë lirinë si të tillë. Së këndejmi edhe përpjekja e Visar Ymerit për të shmangur efektet e kërcënimeve të Hysen Durmishit është si ajo thënia popullore: deshi të vëjë vetulla – nxori edhe sytë! Mirëpo, tashmë sekta okulte e Albinit është duke u zhveshur nga kaeakteri sekret i sektës, sepse në asnjë rrethanë nuk arsyetohet mbikëqyrja e plotë e takimeve të Astritit me prindërit r tij. Kontroll, mosbesim, trysni, frikësim dhe kërcënim nënkuptojnë mbikëqyrjet e tilla. Dhe opinioni i kupton drejt mesazhet e mbikëqyrjeve të tilla, ashtu siç i kupton drejt edhe shqetësimet e Astritit për mbikëqyrjet e takimeve të tij me prindërit e tij. Dhe Astriti ka shkuar nga kjo botë me mallin e pashuar për nënën e tij. Dhe përgjegjëse për këtë është sekta okulte e Albinit. Vetëm militantët e indoktrinuar, që u është shpërlarë truri besojnë të kundërtën dhe vazhdojnë të kërcënojnë, të shajnë dhe të shpërfaqin më tej karakterin kriminal të tyre dhe të sektës okulte ku mund të bëjnë pjesë.