Për cilën LDK e ka fjalën Dardan Molliqaj: të Vjosa Osmanit – kushurirës së Ismet Osmanit “Currit”?

03.02.2017 21:55:02

Nga Rexhep Kastrati

Dardan Molliqaj paska thënë se me AAK-në qenkan ndarë edhe për shkak se kjo e fundit paska qenë për koalicion me PDK-në, kurse sekta okulte e Albinit – për koalicion me LDK-në! Në fakt, historia politike e Kosovës ka dëshmuar se AAK është me e vullnetshme të bëjë koalicion me LDK-në, me të cilën ka qenë një herë në koalicion, sesa sekta okulte e Albinit. Edhe vetë orentimi ideologjik dhe veprimtaria e sektës okulte të Albinit është e kundërt me të LDK-së, pasi që derisa LDK është parti institucionaliste, sekta okulte e Albinit është anarkiste; përderisa LDK është me ideologji të qendrës së djathtë, sekta okulte e Albinit është qartësisht me idologji të ekstremit të majtë; përderisa LDK është parti e dialogut, sekta okulte e Albinit është e dhunës, e imponimit dhe e kërcënimeve; përderisa LDK është parti shtetformuese, sekta okulte e Albinit është shtetrrënuese; pëdersia LDK është parti që bazohet në vlerat kombëtare dhe të qytetërimit perëndimor; sekta okulte e Albinit është qartësisht e shprehur kundër vlerave perëndimore; përderisa LDK është e orientuar në kontekstin gjeopolitik dhe gjeostrategjik euro-atlantik, sekta okulte e Albini është shprehur qartësisht kundër këtij konteksti dhe ka shpërfaqur hapur orientime kundërperëndimore dhe kundëramerikane. Pra LDK-në dhe sektën okulte të Albinit nuk e përgjason asnjë veçori substanciale.

Në anën tjetër, me PDK-në e lidh origjina e përbashkët, përkatësia në linjën e Tiranës/Kretës, e lidh angazhimi i përbashkët kundër LDK-së dhe kundër vlerave të saj. Sekta okulte e Albinit gjithë angazhimin e dhunshëm të këtyre dy viteve e ka pikërisht pse LDK ka drejtimin e Qeverisë, dhe ka qenë dhe vazhdon të jetë në bashkërendim me dy linjat: të Tiranës/Kretës dhe të asaj udbasho-jugosllavokomuniste, pjellë e të cilave është. Në fakt gjithë angazhimi është që të përgatitet terreni për një koalicion qeverisës PDK – VV me kryeministër Albin Kurtin apo Visar Ymerin, e jo me LDK-në.

AAK, në anën tjetër, është ndarë nga sekta okulte e Albinit vetëm për shkak se kjo e fundit ia ka bërë të qartë se postin e kryeministrit nuk e negocion me askë, pra e mban për vete. Dhe arsyeja reale se përse mund të jenë ndarë edhe tash AAK dhe sekta okulte e Albinit mund të jetë pikërisht çështja e postit të kryeministrit. Në këtë kontekst, tashmë është përvijuar koalicioni eventual PDK – VV edhe me angazhimet e përbashkëta kundër LDK-së dhe kundër Qeverisë që drejton ajo, por edhe me qëllimin strategjik: ndarjen e Kosovës qoftë edhe si shkëmbim territoresh.

Me LDK-në, sekta okulte e Albinit mund të bëjë vetëm nëse në krye të saj do të vinte hipotetikisht Vjosa Osmani, kushurira e një ndër kryemiafiozëve shqiptarë, Ismet Omsanit “Currit”, i njohur për lidhjet e tij me Darko Shariqin dhe me strukturat mafiozo-shqiptare që kanë kontribuar në ndarjen e veriut të Kosovës. Në fakt, Vjosa Osmani më shumë se njëherë ka dëshmuar afërsi me sektën e okulte të Albinit, dhe bashkë me Ilir Dedën patën paraqitur të ashtuqujaturin Projektplan pesëpikësh, që ishte një formë e grushtshtetit institucional në Kosovë. Zatën, po Dardan Molliqaj ka pas thënë se do të bënin koalicion me serbët dhe me një fraksion të LDK-së, gjithnjë me bindjen se do të binte Qeveria dhe do të kishte çarje të sërishme të LDK-së, njërin krah të të cilës do ta drejtonte Vjosa Osmani. Mirëpo, tashmë rrëzimi i Qeverisë ka dështuar dhe edhe mundësia e çarjes së LDK-së ka rënë. Mbetet të shihet se a do të kalojë Vjosa Osmani në “Alternativën” e Mimozës dhe të Ilirit dhe të paraqitet si fraksion i LDK-së.

Gjithë vëmendja dhe angazhimi është përqëndruar te krijimi i një koalicioni PDK – VV me kryeministër Albin Kurtin apo Visar Ymerin. Këtë e bëjnë më të besueshëm edhe sondazhet e paguara nga sekta okulte e Albinit, e të cilat si parti të parë e nxirrnin PDK-në, të dytën sektën okulte të Albinit e kështu me radhë. PDK nuk e ka problem që postin e kryeministrit t’ia japë sektës okulte të Albinit, edhe për shkak të atyre që thashë pak më lartë, edhe për shkak se tashmë është thënë shumë herë se kjo e fundit është satelit i PDK-së, është krijuar nga SHIK-u etj.

Megjithatë, të gjitha projeksionet janë vetëm shprehje e dëshirave, përderisa Qeveria e Kosovës është në kapacitetet e saj të plota dhe po merr çdo ditë përkrahje më të madhe vendore dhe ndërkombëtare, dhe përderisa një koalicion PDK – VV është një koalicion që nuk ka përkrahje nga aleatët tanë, dhe është në kundërshtim me orientimet gjeopolitike e gjeostrategjike të kombit shqiptar.