“Për dy ditë 110 persona vdesin nga uria”

04.03.2017 17:40:19

Sipas AP këto janë rastet e para të shënuara nga uria në rajonin Bej të Somalisë

Kryeministri i Somalisë, Hasan Ali Kair, ka deklaruar të shtunën se në 48 orët e fundit 110 persona kanë vdekur nga uria në rajonin Bej në jugperëndim të vendit, derisa në rajonet tjera janë të rrezikuar miliona njerëz për shkak të thatësirës.

AP shkruan se këto janë rastet e para të vdekjes të shkaktuara nga thatësia, të cilat janë bërë të ditur nga qeveria e Somalisë, që nga e marta kur është shpallur katastrofa nacionale.