Për herë të fundit e gjithë familja bashkë, gruaja e Kobe Bryant nxjerr pamjet e dhimbshme

10.03.2020 10:41:00

Gruaja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, Vanessa, ishte ndër më të prekurat pas tragjedisë që i mori jetën të shoqit dhe vajzës.

Ajo duket se po merr fuqinë për ta përballuar këtë situatë të vështirë, edhe pse është e shkatërruar shpirtërisht.

Vanessa ka publikuar një fotografi së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet përkrah 3 vajzave të saj, në mungesë të burrit të saj Kobe dhe vajzës Gianna, që humbën jetën tragjikisht.

Pranë një murali në përkujtim të tyre, ajo ka bërë një dedikim emocionues për ata.

“Qesh edhe kur je e thyer për brenda”, ka shkruar ndër të tjera ajo duke u munduar të qëndrojë e fortë pranë vajzave të saj.