Për herë të parë si kryeministër, Albin Kurti mbërrin në Tiranë

11.02.2020 10:24:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë. Ai është pritur në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama.

Ai zgjodhi Shqipërinë për vizitën e parë në drejtim të qeverisë së Prishtinës, ndërsa gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet me homologun Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Me kryeministrin Rama, Albin Kurti do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Sipas agjendës, kryeministri i Kosovës do të qëndrojë në Tiranë vetëm gjysmë dite.