Për inati të Erdoganit, turqit në mure po shkruajnë “kodet” – “8.8.8.8” dhe “8.8.4.4.”: Ky është kuptimi i tyre!

22.07.2016 18:58:13

Qeveria turke mund të përpiqet që mbyll rrjetin social Twitter, por kjo nuk po ju del punë e lehtë.

Teksa në ora 11:30 të mbrëmjes së të enjtes Qeveria turke zyrtarisht bllokuar 33 milionë përdorues të internetit nga Twitteri, turqit e zgjuar e gjetën një metodë të lehtë për t’ju kundërvënë politikave të presidentit të tyre, Recep Tayyip Erdogan.

Kështu, nëpër mure të Turqisë po dalin grafitet me shifrat 8.8.8.8. and 8.8.4.4. – që janë të DNS-së të Google, që mund të përdoren për t’u lidhur në Twitter. Dhe, metoda pati sukses.

“Qytetarët po dinë ta përdorin teknologjinë”, ka shkruar Serhatcan Yurdam, bloger nga Stambolli. “Secili po e mëson tjetrin për ta ndryshuar DNS-në, si të përdorin VPN-në… dhe po i kapin lehtë këto, sepse njerëzit po dërgojnë ‘cicërima’”