Për kandidaturën e LDK-së për kryeministër dhe për koalicionet e mundshme

15.05.2017 11:57:44

Nga Rexhep Kastrati

Lufta speciale, medietike, psikologjike dhe trysnia e madhe që po bëhet mbi LDK-në, e që nuk po ndodh me partitë tjera, dilemat që kanë shkktuar te opinioni me anë të kësaj lufte, ka për qëllim që ta mbajë atë vazhdimisht në qendër të kryqësimit publik, edhe një herë ka treguar se ka një unitet politik e medietik në luftën kundër saj.

Që nga momenti kur kryeministri Mustafa ka deklaruar moskandidimin për të qenë kryeministër pas zgjedhjeve të 11 qershorit, medie, portale dhe lloj-lloj injoranti ka lakuar emra të ndryshëm si kandidat të mundshëm. Dhe nuk është vetëm kjo  ajo që po e shquan një pjesë të luftës speciale kundër LDK-së, por edhe fakti se po zhvillohen fushata kundër ndonjë kandidati të mundshëm, dhe fushata lavdëruese për të tjerë, duke dëshmuar se vazhojnë të pretendojnë të ndikojnë në vendm-marrjen e strukurave të partisë. Dhe e keqja është se të gjitha këto po bëhen edhe me përfshirjen e individëve të ndryshëm brenda LDK-së, e të cilët rrinë me telefon në dorë dhe dekonspirojnë zhvillimet brenda saj.

Edhe pse me angazhimet e mia kam qenë në mbështetje të LDK-së si subjekti i vetëm politik që përfaqëson rrugën e progresit, të shtetndrtimit dhe të orientmit gjeopolitik e gjoetsrategjik euro-atlantik, megjithatë nuk kam pretenduar dhe nuk pretendoj që të përflas emra dhe as të bëj fushatë pro njërit apo tjetrit, apo kundër njërit e kundër tjetrit, me argumentin se janë strukurat e LDK-së ato që janë në të drejtën e tyre të plotë që të përcaktojnë kandidaturën që vlerësohet si më e përshtatshmja, më unifikuesja dhe më pranuara edhe nga aleatët tanë strategjikë.

Gjatë viteve, edhe pse ka pasur përpjekje që LDK-në ta nxjerrin nga identiteti i saj politik, duke synuar që në këtë mënyrë ta vënë në kundërshtim me bazën e saj politiko-insistitucionale, megjithatë LDK ka mbetur një parti e përkushtuar për shtetndërtim, për zhvillim ekonomik dhe për aleancën me demokracitë perëndimore.

Me ardhjen e kryeministrit Mustafa në krye të saj, e pastaj edhe në krye të Qeverisë së Kosovës, u vu në pah më shumë ndikimi në procesin e shtetndërtimit, të zhvillimit ekonomik, si dhe në raportet me aleancën euro-atlantike, ashtu siç dolën në sipërfaqe dhe u dukën qartë edhe rrënjët e kapjes së shtetit, të dobësimit të fuqisë shtetndërtuese dhe të qasjes kundërperëndimore. Në fakt, gjatë këtyre dy viteve, u zhvillua një luftë e madhe ndërmjet linjës së shtetndërtimit, zhvillimit ekonomik dhe raporteve të forta me aleancën euro-atlantike, dhe linjës penguese në procesin e shtetndërtimit, të linjës penguese në zhvillimin ekonomik dhe të linjës kundërperëndimore.

Prandaj, vlera e LDK-së, rëndësia e saj dhe domosdoshmëria që ajo t’i fitojë zgjehjet dhe të jetë bartëse e proceseve në vend, të ruajë rrjedhën e zhvillimit ekonomik dhe të forcëojë raportet me aleancën euro-atlantike, si  garancë e suksesit të projektit për shtetin e Kosovës, për konsolidimin dhe fiqizimin e tij.

Pikërisht për këtë arsye edhe LDK po ballafaqohet me luftë speciale, me trysni të ndryshme lidhur me kandidaturën për kryeministër, dhe do të ballafaqohet edhe më tej, por edhe lidhur me koalicionet e mundshme që mund të bëjë LDK para apo pas zgjedhjeve.

Dhe LDK po goditet pikërisht mbi këto dy baza: edhe në kandidaturën e mundshme për kryeministër, edhe në koalicionet, pasi që ka tendenca që nëpërmjet tyre, ta vënë LDK-në në pozitë inferiore dhe të kushtëzuar me thelbin e orientimit të saj programor, politik dhe të filozofisë politike në përgjithësi.