Për Kosovën 2020, viti më i keq i jetës?!

30.07.2020 13:53:02

Nga Skënder MULLIQI

Strukturat në pushtet nuk paten sukses për gjithë këto vite ta përparojnë vendin e tyre!Nuk kemi bujqësi të zhvilluar, nuk kemi turizem, nuk kemi industri, nuk kemi ekonomi te vogël dhe te mesme ne nivel të dëshiruar, edhe pse ekzistojnë të gjitha parakushtet .Po jetojmë në një shtet , kur pushteti u kuptua si vend ku duhet plaqkitur , uzurpuar , pamë një privatizim për interesa të pushtetarëve , pamë dhe po shohim vjedhje…U varfërua populli skajshmerishte më ndjersën dhe mundin e vet.Madje , kjo kastë politike manipulojë dhe keqpërdori edhe buxhetin e shtetit! Edhe shumë raporte ndërkombëtare qeveritare dhe jo qeveritare na bën më dije së po jetojmë në një shtet, ku nuk po luftohet krimi e korrupcioni, ku kemi demokraci hibride , e më shumë aparat represiv .Kjo strukturë politike nuk ish dashur të mbetet në pushtet as një mandat, e jo që ata po e kalerojnë Kosovën për 20 vite .Pse është kështu, gjerat duhet studiuar në thellësi sociologjike, psikologjike , dhe qdo analizë tjetër. Nese askush tjetër , atëhërë ndoshta kjo epidemi , mos po i gjuan përtoke njëherë e përgjithmonë.E tash këtë primat të rrënimit po e merre Pandemia e shekullit?! Jo vetëm njerëzit por edhe Kosova po vdes ngadalë e përditë , se i kemi vu në ballë tyrlifarë deputeti, ministri , e kështu më radhë deri në krye të shtetit?!Keqpërdoruesit, krimi dhe korrupcioni , nuk na hiqën qafe , pa angazhim të gjithëanshem.Me rrëzimin e Qeverisë Kurti, midis pandemie , këta treguan së nuk iu intereson shume shteti, veq postet dhe përfitimet përsonale. Sikur të ishte ndryshe do ti kishin punët shumë më mirë si shtet dhe si popull në rajonin e Ballkanit.Duhet theksuar së qytetarët janë duke u rrezikuar serozishte nga epidemia. Po ndihen të rrezikuar së e kan të qartë së në pushtet , janë forcat retrograde ! Pikërisht për këtë shkak edhe frika gjithnjë e më shumë po sforcohet së qfarë fati ata mund ti pret. COVID 19 po delë gjithnjë e më shumë nga kotrolli.Gjithnjë e më shumë po rritët numri i atyre që po humbin luftën më këtë murtajë. Kosova ka nevojë teper te madhe për dije dhe tru, e jo për gjithfarë njerëz që më së paku e kan vendin në politikë. Ende nuk është kuptuar së shteti dhe populli janë para së gjithash…Deri sa nuk organizohet një front i përbashkët, shumë keq do ti kemi punët …Histori mban mend shumë lufta , murtaja dhe fatkeqësi natyrore. 2020 sipas gjitha gjasave do të jetë viti më i keq i jetës, për Kosovën i shtet