Për mandatin katërvjeçar,partitë politike pa programe

05.10.2017 09:30:16

Shumë kandidatë të partive politike kanë hyrë në garë zgjedhore pa programe konkrete për komunat nëpër të cilat garojnë. Prandaj, mungojnë premtimet për zgjidhjen e problemeve konkrete në nivelin lokal.

Shumica e kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës nuk kanë hartuar programe të reja për të qeverisur në nivel lokal gjatë mandatit të ri katërvjeçar, por kanë hyrë në garë për zgjedhjet e 22 tetorit pa programe ose me programe që i kanë prezantuar partitë e tyre më herët.

Madje analistët politikë thonë se për gati dy javë, prejse ka filluar fushata, në bazë të prezantimeve të kandidatëve për kryetarë shumica e këtyre programet nuk i kanë freskuar por vetëm se, siç thonë ata, e kanë shfrytëzuar metodën “copy-paste”.

Lulzim Dragidella, profesor në Departamentin e Shkencave Sociale në Universitetin e Prishtinës,  Disa vjet kandidatët e partive politike i përsërisin premtimet e njëjta.

“Për këtë arsye të gjitha partitë i prekin të njëjtat probleme. Ndërsa mendoj se këtu duhet të vendosen prioritetet se të gjitha këto probleme nuk mund të zgjidhen për një kohë të kufizuara. Gjithashtu ato duhet të qartësojnë se në çfarë mënyre do t’i arrijnë ato prioritete”, thotë Dragidella, duke shtuar se këtu edhe premtimet bëhen në mënyrë paushall.