Për mu ba shteti shtet,duhen 40 vjet!

08.02.2021 18:47:16
Nga Ahmet Asani
Në Kosovë e vise ka thënie si keto: “Me bo me ra në fukarrallëk, shkojnë 40 vjet, për me u bo prap i pasun”! ose “Me bo me dal faresh, duhen 40 vjet me hy n’farë”! Kjo thenia e fundit “me dal faresh…e me hy n’farë”, duhet të jetë fjalë popullore nga koha e sundimit Osman, e që ka te beje me kohen kur vazhdimësia gjenetike po rrezikohej nga roberia, martesat me turqit dhe turkoshaket e kohës!
Me numrin 40 ka shumë shembuj edhe në Bibël e Kuran! Kur Zoti kishte përjashtuar Adamin dhe Even nga Parajsa, ata nuk ishin takuar per 40 vite! Udhetimi i popullit Izraelit per ta gjetur token e premtuar kishte zgjatur 40 vite! Muhamedit a.s profecia i kishte ardhur në moshën 40 vjeçare! Me numrin 40 ka shumë shembuj, por unê i morra vetem disa nga keto!
Kosova u çlirua fal angazhimit te madh te shumë veprimtareve patriotë, fal angazhimit te intelektualeve shqiptarë, fal luftes çlirimtare, fal gjakut të deshmorëve e viktimave te luftes dhe fal nderhyrjes e ndihmes qe NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes -SHBA ia dhanë Kosovës!
Per 20 vite Kosova dhe shqiptaret nuk janë në luftë por janë në liri! Per 20 vite Kosova dhe shqiptaret, kanë punuar per ta ndertuar shtetin e tyre te pavarur, per ti ndertuar shtepitë e tyre te djegura, per ti ndertuar institucionet shterore, objektet shterore si dhe ato rrugore! Per 20 vite Kosova eshtë ripertrire gjenetikisht e shpirtnisht, ka filluar ta njoh veten ne kushte te lirisë dhe ta njohin te tjeret si shtet e si popull!
Kosoves per tu bere shtet stabil i duhen edhe 20 vite tjera! Tek kur te kalojnë 40 vite, gjeneratat qe do lindin, rriten, jetojnë e veprojnë në Kosovë, do t’mund te bejne jete normale, te qete e te sigurt sikur popujt tjere te Evropes Perendimore, pjese e se ciles janë Shqiptaret dhe Kosova!