Për një debat konstruktiv për mërgimtarët dhe për gjendjen që ata gjejnë në Kosovë

12.08.2017 13:07:38

Nga Flamur Beqiri

Debati mbi sjelljen model të mërgimtarëve gjatë vizitave të tyre në Kosovë ka ngjallur reagime të ndryshme nga një numër jo i vogël i qytetarëve të Kosovës. Në fakt, një debat i tillë është mëse i domosdoshëm me qëllim të eliminimit të paragjykimeve të ndërtuara mbi bazën materialo – edukative/emancipuese, nëse e tilla ekziston si koncept!

Materiale, për shkak të krijimit të një supremacie apo fuqie financiare, të shumicës së mërgimtarëve e cila, fuqi, arsyetohet me zhvillimin ekonomik dhe mundësive për një jetë më të mirë në vendet ku jetojnë në raport me qytetarin, rezident të Kosovës.
Atij qytetari, të cilit po t’i ipej mundësia të ikë prej Kosove, do ta bënte këtë pa më të voglin hezitim!
Atij qytetari, i cili jeton në Kosovë, me GDP të barabartë me shumicën e shteteve Afrikane!
Atij qytetari, i cili vazhdon të jetojë në Kosovë, me gjithë deformimet politike dhe mangësitë për kushte normale e të barabarta ekonomike me vendet e rajonit!
Atij qytetari, i cili ka shetitur botën dhe metropolet botërore vetëm virtualisht, për dallim prej mërgimtarëve, ku disa prej tyre tashmë kan hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, nuk e kanë problem lëvizjen e lirë!
Atij qytetari, i cili, çdo ditë të lume ballafaqohet me probleme prej më të ndryshmeve duke filluar nga ato më elementaret, mungesën e rrymës, mungesën e ujit, mungesën e ushqimit cilësor, mungesë të mjekëve mjekë, mungesë të profesorëve profesor, mungesë të politikajve të drejtë e shumë, shumë mungesa të tjera, mungesa të cilat për mergimtarin janë absurde!
Po ashtu, në Kosovë, ka bërllog, ka ndotje të ajrit, ka kontrabandë, ka korrupsion, ka rrugë me gropa, ka matrapazë e sekserë politik, ka prostituta politike, ka gjyqtarë që nuk guxojnë me gjykue, ka doktora të shkencës me diploma fallco, ka mësuesë e profesorë pa shkollë, ka mjekë jo human, ka gazetarë të shitur, ka e çka s`ka!
Ndërsa në vendet ku jetojnë mërgimtarët tanë të dashur, bërllogu mblidhet me kohë, rrugët riparohen me kohë, ajri është më i pastër, ka pak kontrabandë, në rastet kur mërgimtarët tanë i marrin turrshitë me veti, nuk ka matrapazë e sekserë politik, ka dr. të shkencës me diplomë të rregullt, nuk diskutohet humaniteti i mjekëve, nuk ka prostituta politike, pak korrupsion, mësuesë e pedagog të edukuar e shumë të të mira të tjera që për shoqërinë tonë, në këto rrethana janë pothuajse të paarritshme!
Sigurisht, në bazë të këtyre që u thanë, e ka edhe shumë të tjera pa thënë, domosdoshmërisht lindë një lloj xhelozie ndaj mergimtarëve por, nuk kam qare pa e thënë, edhe një lloj prepotence apo edhe arrogance, në sjellje, e mergimtarëve tanë karshi qytetarëve, banorë të Kosovës. Ndërsa që të dy këto vlerësime/gjykime janë të natyrshme dhe të pranueshme për që të dy palët!
Tani më dihet se përveq emigrimit politik d.m.th. emigrimit të pavullnetshëm dhe me zor, gjatë kohërave të vështira për Kosovën, kishte edhe emigrim ekonomik i cili ishte jo krejt i pavullnetshëm dhe jo shumë i zorshëm. Në shumicën e rasteve në Kosovë, për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe bashkëjetesës familjare me numër të madh të familjarëve, njëri prej meshkujve, të familjes, është dashtë të sakrifikohet e “ta thej qafën n’gurbet” ! Tash se kush ka qenë ai “nafakprémi”, i cili ka pasur për obligim sigurimin e mirëqenjes elementare për tërë familjen, ka vendosur i pari i shpisë.
Ka edhe asi lloj emigrantësh të cilët kanë dalë për pikë të qefit e nuk bëjnë pjesë në asnjërin grupim.
Edukative/Emancipuese, këtu vërehet një lloj ngecje në kohë e mërgimtarëve, jo për fajin e tyre por më shumë për rrethanat sociale, shoqërore të asokohshme në Kosovë të cilat shkaktonin një lloj të hezitimi për integrim progresiv në shoqëritë në të cilat kanë migruar, me dëshirën për qëndrim të përkohshëm dhe frikës, reale, asajë të asimilimit.  Tek gjeneratat pasuese, integrimi dhe prosperimi në këto shoqëri, përfshirë arsimin dhe shkencën, kulturën, politikën dhe sportin në veçanti është i jashtëzakonshëm dhe konform zhvillimeve shoqērore të vendeve në të cilat kanë lindur. Kështu që tanimë, në mesin e emigrantëve tanë kemi shkencëtarë, profesorë univerzitetesh, politikaj, artistë e sportistë e shumë profile tjera me të cilët krenohemi veçanarisht!
Në të njëjtën kohë ndryshimet e mëdha politike dhe ekonomike në Kosovë dhe shtetet për rreth, pavarësia e Kosovës, prosperimi politik dhe ekonomik i Shqipërisë, demokratizimi shteteve fqinje janë faktorë të pa mohueshëm të cilët kanë ndikuar në ngritje të emancipimit patriotik, përtej nivelit folklorik, të shoqërisë Kosovare
për të cilin nivel nuk mund të thuhet edhe për bashkëatdhetarë tanë si rezultat ruajtjes së traditës dhe organizimit tradicional familjarë!
Por një gjë duhet ta dime, të gjithë këta, të cilëve ne ju kemi vnu nofka të ndryshme, dikush i shikon dredht, tek dikush shkaktojnë neveri, e disa të tjerë kanë filluar edhe të vjellin prej tyre, mund të mos vinë hiq në pluhurin e lloqin tonë e të na i ndëgjojnë pordh’t tona e të harxhojnë me qindra miliona euro për veti, me neve e për neve, por mund të shkojnë të rreziten  e të zallisen në parajsën e Maldiveve pa jau teshë askush!
Pra, të gjithë ne, përfshirë edhe Policinë e Kosovës, ku do që takoni mërgimtarë, në rrugë, restoran apo gjetiu përshëndetni edhe nëse ndonjëherë e shkelin gazin më tepër,edhe pse me rastin e fundit kjo vëhet në dyshim, vlenë për Policinë e Kosovës, mos i ndalni, por edhe nëse i ndalni, këshillloni, ndërsa ju të tjerët, kthejeni kokën në anën tjetër e trusni q’aty!
Faleminderit e mirë ardhshi!