Për shkak të Ankarasë, Cyrihut dhe Berlinit, Evropa brenda dy orëve u shndërrua në një kontinent tmerri!

20.12.2016 23:04:20

Sot kur shumica e qytetarëve të Evropës po bëheshin gati të festojnë festat e fundvitit, brenda dy orëve kanë ndodhur tri sulme terroriste.

 

Është vrarë ambasadori rus në Turqi, ndërsa në Cyrih janë plagosur tre persona gjatë të shtënave me armë pranë një qendre islamike, dhe në Berlin një shofer i kamionit u fut në turmën e tregut të Krishtlindjeve duke lënë të vrarë nëntë persona dhe 50 tjerë të plagosur.

Shikojeni çfarë bëri atentatori turk pas vrasjes së ambasadorit rus (Video)Shikojeni çfarë bëri atentatori turk pas vrasjes së ambasadorit rus (Video)

Personi që vrau ambasadorin rus Andrei Karlov derisa po mbante një fjalim në një ekspozitë në Ankara, është një ish-polic turk i quajtur Mert Altintas 22-vjeç, i cili ishte anëtarë i Al-Nusra, organizatë kjo që qeveria turke e ka futur në listën e organizatave terroriste.

Para se të gjuante me revole ai kishte bërtitur “Ne vdesim në Aleppo, kurse ju do të vdisni këtu!”. Në drejtim të ambasadorit rus kishte shtënë pesë herë.

Dramë në Berlin: Kamioni futet në tregun e Krishtlindjeve, nëntë të vdekur e 50 të plagosur (Foto/Video)Dramë në Berlin: Kamioni futet në tregun e Krishtlindjeve, nëntë të vdekur e 50 të plagosur (Foto/Video)

Ndërkaq në një sulm të armatosur në Cyrih, janë plagosur tre persona pranë një qendre islamike. I dyshuari është arratisur pas incidentit në drejtim të stacionit kryesor të trenit në Zvicër.

Në Berlin, një kamion është futur në turmën që po bënte pazar në një treg Krishtlindjesh, me ç’rast la të vdekur mbi nëntë persona dhe plagosi 50 të tjerë.

Sipas informacioneve të para të policisë gjermane, shoferi i kamionit është arrestuar derisa bashkudhëtari që ishte me të ka vdekur në rrethana të paqarta.