Për shkak të reshjeve të borës ka ndalesë për automjetet e rënda në Strazhë

02.01.2019 20:59:48

Nga ora 18:45 për shkak të reshjeve të borës për arsye parandaluese vendoset ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Kërçovë-Gostivar nëpërmjet Strazhës.

Reshjet e shiut sonte pritet të përhapen në gjithë Maqedoninë ndërsa temperaturat pritet të ulen ndjeshëm.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme, nga Lidhja Auto-moto njoftuan se është ndaluar qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër.