Për shkak të zgjedhjeve, Mali i Zi ka ndaluar Viberin, WhatsAppin…

16.10.2016 19:22:49

Agjencia për komunikim elektronik në Mal të Zi ka urdhëruar të gjithë operatorët telefonikë që të shkyçin mundësinë e shfrytëzimit të aplikacionit Viber, WhatsApp etj.

Sipas urdhrit të Agjencisë, operatorët janë të obliguar që ta zbatojnë këtë masë, në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike, i cili parashikon se komunikimi për qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë lejohet vetëm me pëlqimin paraprak të përdoruesit.

Mundësia e shfrytëzimit të aplikacioneve do të lejohet kur Agjencia me një urdhër të veçantë e ndalon suspendimin.