Për shqiptarët gjuha shqipe është gjuhë hyjnore!

08.09.2018 18:27:55

Nga Ahmet Asani

Gjatë viteve 81-91 sistemi i çmendur komunist në Maqedoni kishte vendosur ti bindte shqiptaret, se gjuha maqedone mund ta zëvendesonte gjuhën shqipe, se per shqiptaret maqedonishtja do bëhej gjuhë shpirtrore sikur gjuha amtare shqipe!?

Eshtë paradoksale por e vërtetë, se atebotë edhe kleri ishte në anën e pushtetit atieist! Fakti qe asnjë klerik nuk u ngrit në mbrojtje te gjuhes shqipe, flet për faktin se gjuha shqipe nga kleri nuk perjetohej si gjuhë Shpirterore e Hyjnore! Për klerin nuk ishte me rendesi se ne shkolla gjuha shqipe do te zevendesohej me gjuhen e huaj maqedonishte! Arsyetimi se kleri kishte presion nga Partia Komuniste dhe UDB nuk qendron fare! Besimtari i vertete nuk frikësihet nga e verteta, por eshte ne gjendje të vdes për të verteten! Ne fakt ketu edhe qëndron problemi, nga qe për klerin musliman te atyre viteve e verteta ishte gjuha arabe e jo ajo shqipe!

Sot nuk mund te thuhet se kleri ka presionin te cilin e paska patur viteve 80-ta, por kleri as sot ne keto kushte te demokracise nuk punon ne drejtim te zhvillimit të gjuhes shqipe, si gjuhë e shpirtit te shqiptarit!
Tani ne kushte te pluralizmit demokratik, imamet dhe disa pseudointelektualë, te paguar nga qendra e sherbime të ndryshme antishqiptare, ne vend se të jenë ne shërbim te gjuhes, kultures, artit e shpirtit të popullit shqiptar, vazhdojnë të fanatizojnë besimtaret shqiptarë duke predikuar e propaganduar se gjuha shqipe nuk mund të jetë gjuhë Hyjnore!

Ky predikim behet edhe me i dëmshēm ketu ne diaspore, ku si rezultat i poshtërimit te gjuhes shqipe, shume nxenes shqiptarë nuk vijojne mesimin ne shkolla shqipe, por ne vend te gjuhes shqipe nëpër ‘mejtepe’ mesojnë permendesh vargje arabe!
Lutjet dhe ceremonitë e ndryshme si ne vend ashtu edhe ne diaspore, kleri musliman vazhdon ti beje ne gjuhen arabe me arsyetimin fanatik se gjuhë Hyjnore eshte arabishtja e jo shqipja!

Çdo ditë e më  tëpër në fjalorin e klerit e pseudointelektualëve po futet nje fjalor turko-arab, fjalor e gjuhë te cilën besimtaret as qe i dinë e as qe e kuptojnë!  Shkencërisht eshte vertetuar se lutjet ne gjuhë te huaj që nuk kuptohen e perjetohen sikur ne gjuhen amtare, vetem sa varfërojnë e fanatizojnë shpirtin e njeriut! Kleri dhe pushteti ne Maqedoni e dinë shumë mire se besimi e kultura e nje populli mund te lulezojë, vetem kur zhvillohen ne gjuhen amtare te atij kombi, por kjo gje nuk behet nga qe si pushteti ashtu edhe kleri jane kunder gjuhes dhe kombit shqiptar!

Si rezultat i edukates antikombetare qe po e bene kleri, nga dita ne ditë po shtohet numri i te rinjeve e te rejave shqiptare, qe vishen e sillen si me qenë beduinë te shkretëtirave e Arabe, e jo pasardhes te popullit #Ilir!
#Përfundim: Shqiptaret si komb mund të arrijnë nivelin e egzistences shpirtrore, të zhvillohen e japin vlera kombetare e njerëzore, vetëm atehere kur Krijuesit t’i luten ne gjuhën qe e kuptojnë me mendje dhe e përjetojnë me shpirt – në gjuhën amtare shqipe!