Për Son dhe Tottenham ka ende shpresë, ushtria është 180 minuta larg

27.08.2018 21:28:47

Medalja në Lojërat Aziatike është “shpëtimtarja” e tij e vetme dhe ylli i Tottenhamit, Heung-min Son e di shumë mirë se pa një triumf atij do t’i shkatërrohej karriera dhe do të përfundonte në një kazermë ushtarake në ndonjë cep të largët të Koresë së Jugut.

Për ta shmangur “tragjedinë” Son duhet të bëjë një mrekulli të ngjashme si ajo ndeshje e çmendur me Gjermaninë në Kupën e Botës Rusi 2018, në dy përballjet që i mbeten kombëtares së tij.

Ai ia doli të triumfonte, edhe pse me shumë vështirësi në çerekfinale, duke qenë një hap më pranë shmangies së shërbimit ushtarak.

Koreja e Jugut përparoi në gjysmëfinale të Lojërave të Azisë dhe ishte 26-vjeçari që shtyu të vetët drejt fitores me shiritin e kapitenit në krah. Ndërkohë për shifrat 4: 3 përballë Uzbekistanit,shërbeu një gol i sulmuesit të Salzburg, Hee-Chan Hwang në minutën e 118 të shtesës.

Tani Koreja e Son do të përballet me fituesin e ndeshjes Siri-Vietnam në gjysmëfinalen që zhvillohet të mërkurën.

Son tani ka për detyrë të shkojë në finale dhe të rrëmbejë medaljen, në mënyrë që të kthehet në shërbim të trajnerit të Tottenham, Mauricio Pochetino. Ligji korean thotë se çdo njeri duhet të kryejë shërbimin kombëtar ushtarak për 21 muaj përpara se të mbushë 28 vjeç dhe Son është fiks në kohë.