Për të gjithë ata që duan t’i shijojnë edhe disa ditë të pushimeve, në Shqipëri temperaturat po rriten

13.08.2016 10:06:59

Gjatë ditës së shtunë, moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët me vranësira te pakta.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek.

Deti do te jetë i forcës 3 me lartësi vale deri në 1.4m.

Në vendet bregdetare, temperaturat do të lëvizin mes 16 e 34 gradë celsius, ndërsa në vendet e ulëta, temperaturat do të jenë nga 16 deri në 33 gradë celsius.