… për të kuptuar dashurinë e një gruaje! Vargje nga Arjana Fetahu Gaba,

27.12.2020 16:26:22
…. per te kuptuar dashurine e nje gruaje!
Erdhe ti,
Si nje dite e re qe lind lendinave ,
luleve pa puthur e pa keputur ndonjehere.
Erdhe ti,
si nje zjarrmi,
si nje pervelim neper damare,
te deshirave parreshtur, ne ndjenjat e mija vajzerore,
qe perkunden nen jastekun e bardhe te qendisur endrrave.
Ti erdhe ,
sikur drita e mijra mengjeseve,
kur shkelqen pyjeve,
mes halave te pishave shekullore,
e krijojne nje magji perrallash.
Erdhe ti,
Me fluturimin si te nje engjelli,
krijuar nga dashuria me e paster qe natyra I fal njeriut,
te prekesh me puthjen tende,
buzet e mija te fshehura nga çdo veshtrim ziliqar,
per te kuptuar dashurine e nje gruaje.
Ti erdhe,
ti japesh melodi poezise te shpirtit tim, thurur neteve te gjata me hene e pa hene.
Ti japesh jete dy syve kureshtar, dhe zemres time ndjenjen,
se ç’eshte te jesh e dashuruar!