Përbërja surprizë e qeverisë së re të SHBA-së, Biden synon unitetin amerikan

24.01.2021 12:57:31

Në fjalën e tij pas marrjes së postit të presidentit, Joe Biden ka kërkuar unitet, për tejkalimin e përçarjeve në shoqëri. Ai tha se me “gjithë shpirtin do të angazhohet për unitetin amerikan”.

78-vjeçari i ka vënë vetes një plan ambicioz, që të ribashkojë të gjitha strukturat e shoqërisë së përçarë amerikane. Këtë ai synon ta arrijë me një kabinet qeveritar që i përshtatet edhe përbërjes së shoqërisë.

Ekipi i tij është përgatitur me vonesë, për shkak të vështirësive me administratën e mëparshme. Kreu i Agjencisë administrative federale amerikane, GSA, Emily Murphy, refuzonte të bashkëpunonte për transferimin e pushtetit, e këtë e bënte me kërkesën e ish-presidentit Donald Trump, i cili tërë kohën pohonte se zgjedhjet janë manipuluar dhe vjedhur nga demokratët.

Trump nuk ishte as në ceremoninën e marrjes së postit nga presidenti i ri Biden. E këto zhagitje kanë penguar edhe përgatitjen dhe punën e ekipit të ri qeveritar.

Me 7 janar, shumë më vonë sesa ishte e planifikuar, Trumpi njoftoi zyrtarisht se do të ketë një “dorëzim të rregullt” të detyrave dhe në mënyrë indirekte pranoi humbjen e tij në zgjedhje. E vetmja që ka mbetur tani është që kabinetin e ri qeveritar ta votojë edhe Senati. E menjëherë pas votimit, ministrat e emëruar më parë nga presidenti Biden mund të fillojnë zyrtarisht punën e tyre.

Ministria e Jashtme

Me ish-zëvendësministrin e Jashtëm Antony Blinken, Biden ka emruar në krye të diplomacisë një bashkëudhëtarë të tij të kahershëm në politikë. 58-vjeçari konsiderohet si një ekspert i Evropës dhe mbështetës i vendosur i multilateralizmit.

Emrat/ Përbërja surprizë e qeverisë së re të

Ai është një nga arkitektët e marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare me Iranin, të cilën ish-presidenti Donald Trump e ka anuluar në maj të vitit 2018. Blinken synon t’i ringjallë aleancat e prishura apo të lëna pas dore nga Donald Trump. Blinken e sheh Kinën si kundërshtarin kryesor në arenën ndërkombëtare, nuk ka mendim të mirë për bashkëpunimin e Turqisë me Rusinë dhe mendon se duhet të rimëkëmben aelancat e rrënuara me partnerët.

Ministria e Mbrojtjes

Bidenit iu desh shumë kohë për të vendosur një kandidat për të udhëhequr Pentagonin. Më në fund ai zgjodhi Lloyd Austin. Ish-gjenerali me katër yje është afro-amerikani i parë që mban këtë post, kuptohet nëse vendimi miratohet nga Senati.

Emrat/ Përbërja surprizë e qeverisë së re të