Përcillet për në banesën e fundit Bujar Lako, dëshira e fundit e aktorit, të dilte nga shtëpia e tij

28.12.2016 09:05:48

Është përcjellë për në banesën e fundit aktori dhe regjisori i mirënjohur Bujar Lako i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 68-vjeçare pas një infarkti.

Ceremonia e nderimit për aktorin e madh të kinematografisë shqiptare është bërë në mënyrë private në banesën e tij.

Sa ishte gjallë, Lako qe kundër homazheve dhe dëshira  fundit e aktorit ishte që trupi i pajetë të dilte nga shtëpia e tij. Bujar Lako ka marrë dhjetëra çmime për lojën e shkëlqyer në kinematografinë shqiptare…