Përcillet për në banesën e fundit “Dëshmorja e Atdheut”, Zarife Hasanaj

10.05.2019 15:41:09

Eshtë përcjellë për në banesën e fundit “Dëshmorja e Atdheut”, Zarife Hasanaj, nëntetarja e cila humbi jetën në një mision të NATO-s në Letoni.

Trupi e nëntares Zarifaj do të pushojë në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa homazhet u kryen në Pallatin e Kongreseve ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptarë si dhe anëtarë të FARSH-së.

Zerife Hasanaj një ditë më parë u shpall “Dëshmore e Atdheut”, ndërsa dita e sotme është shpallur Ditë Zie Kombëtare në nder të nëntetares.