Perenditë nga gjumi le të zgjohen

23.12.2019 23:27:03

Bija ime
zemra dhembe
fëmijtë barkethate e çorapëgrisur
kur bulevardeve të qytetit
rënkojnë e vdesin pashprese.
Ti i shikon
tartabiqet, lopçaret e hiqet
qe edhe qiellin mundohen ta zotërojnë
se toka e nëntoka nuk u mjafton.
Edhe diellin në pronë te tyre mundohen ta kthejnë
rrezet diku ti lëshojnë e diku ti ndalojnë.
Ata s kanë turp as dhimbje s njohin
Përditë mashtrojnë, genjejne
te zezat e tyre
histori i bëjnë
Përditë vetshpallen heronj
përditë lapidare lavdie
i ngrehin trimerise se rrëme
S kanë frikë…
A thua përenditë kanë rënë në gjumë
e lojrat e tyre nuk i shikojnë
Ata përditë shkelin
mbi gjak e mbi atdhe
ata përditë, pa turp si të ishin zot vete
caktojne kufij e nënkufij
Një rrufe nuk del qe t’i vretë…
Përditë ndjej lutje nënash
per djemte e vrare
të kthehen n e atdhe
E frengjite e kullave tona
dritëndezura të qëndeojnë
Përditë ndjej lutje zanash
qe presin jo letra dashurie
por të dashurit e rrembyer nga lakmia
te kthehen ne atdhe.
Se ,,Guri ne vend te vet nuk shkete,,
thonë,,lakmia vrete,,
kjo s eshte diçka e re.
BIJA IME
Perdite shoh trishimin
qe kërcenon me zërin e tij
A thua përenditë kanë rënë në gjum
lutjet tona nuk i dëgjojnë
qe trishtimi të ike nga ne
ne token tonë të fryje një erë e re
Zot meritor
të kete ky dhe.