Perez: Synimi ynë është që ta fitojmë sërish Ligën e Kampionëve

09.04.2017 16:51:18

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka deklaruar se synimi i skuadrës së tij, është triumfi në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid janë kampion në fuqi të kësaj gare, dhe deri më sot, asnjë skuadër nuk ka arritur të përsërisë këtë sukses, duke fituar dy tituj në dy vite radhazi.

“Ne synojmë që ta fitojmë sërish Ligën e Kampionëve, dhe ne kemi nevojë për tifozët tanë”, ka deklaruar Perez.