Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dialogu Kosovë- Serbi do...

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dialogu Kosovë- Serbi do të rifillojë se shpejti

21.05.2020 10:04:52

“Këtë radhë duhet që dialogun ta çojmë deri në fund me arritjen e një marrëveshjeje, e cila do t’i zgjidhte një herë e përgjithmonë të gjitha çështjet e hapura dhe do ta normalizonte atmosferën, jo vetëm midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe në tërë rajonin”, ka thënë ai.

Në një intervistë për televizionin e Malit të Zi, Lajçak e ka theksuar se është në kontakt të përditshëm me partnerët nga Serbia dhe Kosovë, duke paralajmëruar se pret inicim të shpejtë të dialogut për normalizimin e raporteve.

“Duhet marrë parasysh edhe kalendarin politik në Serbi dhe gjendjen politike në Kosovë rreth qeverisë, por faktor kryesor është gjendja epidemiologjike, e cila duhet të na e mundësojë takimin”, ka thënë Lajçak.