Përfaqësuesi i BE-së: Miratojeni Demarkacionin, ju duhet për vizat

03.08.2016 16:31:01

Përfaqësuesi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Gnoch ka ripohuar se miratimi i  Demarkacionit është një hap i rëndësishëm për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Përfaqësuesi i BE në fjalën e tij gjatë debatit për demarkacionit tha Kosova ka marrëdhënie të mira me Malin e Zi, prandaj duhet ti forcojë ato.

Pasi shprehu gatishmërinë e BE për ndihme në këtë proces delikat për Kosovën.

Tha se duke ratifikuar këtë marrëveshje do të ketë mundësi të kalojë në çështje të tjera si luftimi i korrupsionit.