Përfundimisht, ne na presin punë shumë më të mëdha se sa mendojmë

20.06.2019 23:58:53

Nga Xun Çetta

Është bërë e vështirë dhe e pa mundshme të shkruajsh dhe të jesh i kompletuar në gjitha këto vlime politike, në gjitha këto tema të ngritura, në gjitha këto akuza, shkarkime e përgjime, mbi gjitha këto mos perfillje të institucioneve ku sejcili vepron kokë në vehte dhe pretendon të jetë vet ligji !!!.

Të shkruajsh vetëm mbi njërën temë nga këto, prap nuk mund të jesh i kompletuar dhe të kuptohësh nga të gjithë, fal po këtyre praktikave dhe mentaliteteve politike për kaq vite në vendin tonë ku secili bluan për vehte, partinë dhe klanin e tij dhe askush i perkushtuar për vendin dhe për gjithë ne të cilët nuk mund të ndihemi mirë kolektivisht si popull.

Në këto rrethana, nuk kemi si të mos i lexojm dhe dëgjojm emisionet e tyre nga më të ndryshmet dhe të kontrolluara nga biznesi i tyre si dhe, nuk kemi si të mos
Shkruajm edhe ne jasht tyre tashmë fal mundësive të krijuara më të cilat gati e gati, kemi ofruar ti svidojm mediat e tyre ku i shohim për ditë e për nat po ato fytyra.

Tani na mbetet gati prioritet që ti piketojm ata mes tyre të cilët jan diqka më të pa anshëm e kryesisht ti falenderojm ata të cilët nisën nga kritikat brenda bllokut tyre partiak e klanor, kjo është ajo e cila do të na ndihmon që mos të dalim edhe ne po si të kritikuarit tonë ngase populli është irituar keq dhe shumë shpejt mund të na lexon sikur edhe ne nuk po shohim e as vlerësojm të mirat e tjerëve jasht nesh, e thëm këtë si paralajmërim disave që të mos jemi krejt subjektiv edhe pse jemi kundër të dalurve mendësh në politikë.

Të nderuar/a lexues/e, të nderuar/a veprimtar/e, të nderuar/a të ndershëm e të ndershme, profesionist e profesioniste, kaq thellë e kanë fundosur vlerën politike për kaq vite sa që, edhe po ti arrijm ndryshimet pozitive që neser, prap do ta kemi shumë vështirë ta stabilizojm opinionin publik dhe ta bëjm të kënaqur si dhe të na besoj populli, kaq keq na ka fundosur politika e kaq viteve në demokraci të pa kontrolluar dhe politika e pas çlirimit akoma pa u çliruar mirë që ta bëjm punën tonë.

A po e vereni se edhe shkarikmet e sapo filluara krejt në fund kur nuk mban pilafi uj (siq thojn nga Tirana) nuk jan shkarkime të kompletuara, ato quhen largime provizore deri tek fjala e drejtësisë, e që do të thot, transit sa për blerje kohe në këto vlime kaq të mëdha politike e për më keq, largimet bëhën po si në një firmë private ku pronari largon punëtorët të cilët kanë kryar punën më urdhërat e vet pronarit tyre dhe kështu nuk ka si të largohet pronari i cili duhet të vazhdoj më forma tjera kalimtare duke mos u nisur nga puna dhe veprimet e tij. Këto, gjithëqka mund ti quajm por institucione jo ngase nuk u bënë shkarkimet më dekret nga prokuroria por nga shefi tyre i cili më pas gjithësesi ka ndikimin e vet në prokurori të po këtyre firmave partiake.

Për kaq vite më radhë, kam frikë se ne si popull kemi fuqizuar më të keqen e vendit tonë e kjo e keqe është po ky mentalitët politik ku pronari bashkë më dy e tre nenpunës është vet ligji mbi të gjitha institucionet e ,,shtetit“pushtet.

A po e vereni tjetrën të keqe të nderuar/a, lexues/e se gjithëata të cilët sot po ja fusin flakën Shqipërisë andej pertej bjeshkëve tona per një shperblim të qastit, mbi 60% e tyre e dijn dhe jan tepër të sigurt se nuk po sjellin atë çfarë duan aq më pak çfarë i duhet Shqipërisë në këto situata pas kaq vite demokraci dhe po këta 60% e demondtruesve atje, jan të sigurt se neser, serish do ta djegun vendin në protesta kundër po këtyre që sot po i ndihmojn ngase fillojn shperblimet tjera të qastit për rrebelizëm të ri dhe kështu populli nuk mund të ndryshon e as beson në vlera të cilat nuk po vijn në Shqipëri…

Pa dallim pozitë apo opozitë, aktualisht krimi politik e në veqanti ekonomik atje, ka futur rrënjë në strukturat e larta politike të cilat shkojn duke kaluar pushtetin sa tek njëri e sa tek tjetri në të keqën e bërjës shtet ligjor.

Ne, na presin punë shumë më të mëdha se sa ne mendojm, kryesisht në reforma të drejtësisë e cila duhet të funksionoj parasëgjithash, në reforma të sistemit zgjodhor dhe në fusha tjerta ngase, për kaq vite janë bërë punë shumë të keqija dhe abuzve më pushtetin ku edhe ligjët çfarë ishin nuk kanë funksionuar.

Luzern 20.06.2019
info-cetta :
http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1949