Përfundoi mbledhja e Lulzim Bashës me aleatët

12.05.2019 01:31:56

Në Selinë e Partisë Demokratike ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike më partitë aleate.

Nga kjo mbledhje ka dalë vendimi për të protestuar gjatë ditës para drejtorisë të policisë Tiranë për shkak të dhunës dhe arrestimit të sekretarit organizativ te PD-së, Sahit Dollapi, i cili ndodhet në Spitalin  e Traumës në Tiranë.

Kjo protëstë do të organizohet nga degët e PD-së në Tiranë.

Po ashtu u vendos që protesta e radhës kombëtare të zhvillohet ditën e hënë në orën 18.00.

Këto vendime i kumtoi vet kryetari i PD-së Lulzim Basha në adresimin e qytetarëve pas mbledhjes.