Përfundon aksioni i policisë, ja çfarë u gjet në valixhen te ‘Bill Clintoni’

21.09.2020 13:02:33

Mëngjesin e sotëm një valixhe e dyshimtë është gjetur në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka pranuar një thirrje se në bulevardin “Bill Clinton”, është një valixhe e lënë në rrugë e cila është e dyshimtë.

Fillimisht u dyshua se mund të jetë ndonjë eksploziv mirëpo, pasi që Policia e Kosovës ka bllokuar këtë pjesë, ka bërë edhe hapjen e kësaj valixhe.

Pjesëtarët e policisë pasi që e hapën këtë valixhe, u pa se në të kishte vetëm rroba dhe gjësende të tjera.

Për shkak të kësaj valixheje edhe rruga “Bill Clinton”, është bllokuar deri sa përfundoi aksioni i policisë.

Pasi që policia hapi valixhen, atë edhe e  konfiskoi.