Përfundon konferenca e policisë gjermane: Sulmuesi ishte gjermano-iranian, 100 persona dërgohen te psikologu

23.07.2016 07:00:10

(I plotësuar) – Ka përfunduar konferenca e policisë gjermane që u dha pas sulmit të një 18 vjeçari në një qendër tregtare në Munich, e ku i la të vdekur 10 persona, përfshirë edhe veten.

Zyrtarët policorë e kanë përfunduar konferencën duke thënë se situatën e kanë nën kontrollë dhe se duhet vazhduar jetën përpara, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se përveç 9 personave të vrarë, 18 vjeçari me origjinë gjermano-iraniane ka lënë të plagosur edhe 21 të tjerë.

( I plotësuar) – Personi që e ka kryer sulmin e që më pas ka bërë vetëvrasje ishte nga Munchen-i.

Policia gjermane bën të ditur se ai ishte gjermano-iranian, transmeton Indeksonline.

Arsyet dhe motivet e këtij sulmi ende nuk dihen, por rasti do të zbardhet.

Në qendër tregtare, policia thotë se kanë qenë të pranishëm 2 mijë e 300 njerëz.

Zyrtarët policorë u janë drejtuar qytetarëve duke thënë se siguria e tyre ka qenë më e rëndësishmja për ta.

Ata kanë thënë se 100  persona janë drejtuar për këshillim te psikologu. Ndërsa të pyetur rreth asaj se sa të shtëna janë realizuar dhe llojin e armës së përdorur, shefi i policisë Hubertus Andra, ka theksuar se hetimi është ende duke vazhduar.

Gjithashtu sipas tij emrat e viktimave nuk do të publikohen derisa të jenë kontaktuar të gjitha familljet.

Po ashtu policia gjatë konferencës ka theksuar se sulmuesi kishte jetuar për kohë të gjatë në Mynih, dhe se nuk kishte vepra penale të mëparshme.

Gjithashtu Andra, nuk ka lënë pa theksuar faktin se motivi i sulmit mbetet “plotësisht i paqartë”.“Sulmuesi kishte shtetësi gjermane dhe iraniane. Ka fëmijë dhe adoleshentë në mesin e të lënduarve dhe të vdekurve”, ka shtuar ai.

Më poshtë mund ta ndiqni konferencën live.

Policia gjermane pritet të mbajë një konferencë ku do të japin informata rreth ngjarjes së fundit në Munich, ku pas një sulmi humbën jetën 10 persona dhe mbëtën të lënduar 21 të tjerë.

Zyrtarët policorë para pak minutash kanë deklaruar se kanë identifikuar një person të vdekur i cili kishte kryer vetëvrasje, si sulmues në qendrën tregtare Olympia në Munich.

Ata kanë thënë se ky sulmues mund të ketë vepruar i vetëm.