Përfundon manifestimi “Kultura vjeshtore e Kavadarit 2016”

17.12.2016 14:16:34

Me dy ngjarje kulturore në galerinë dhe sallën e Shtëpisë së Kulturës “Ivan Mazov-Klime” në Kavadar, mbrëmë ka përfunduar manifestimi “Kultura vjeshtore e Kavadarit 2016”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këtë vit manifestimi ka sjellur mbi 70 ngjarje kulturore, ekspozita, koncerte, promovime, ligjerata dhe tjera. Në kët ngjarje kanë mundur të marrin pjesë edhe qytetarë nga komuna tjera”, u shpreh Vlladimir Temkov, drejtor i Shtëpisë së Kulturës.

Ai tha se me përfundimin e “kulturës vjeshtore”, nuk po përfundojnë ngjarjet kulturore në Kavadar. Ai tha se do të vazhdojnë me të njejtën tempo edhe vitin e ardhshëm.