Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së: Gati platforma për zgjedhje

14.03.2017 19:39:21
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot pasdite ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, njëherit kryeministri Isa Mustafa.

Gjatë mbledhjes, siç është bërë me dije në njoftim të kësaj partie janë diskutuar çështje të ndryshme, sikur platforma për zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte dhe reforma zgjedhore.

“Në mbledhje gjithashtu u diskutua për proceset aktuale zhvillimore e shtetformuese në të cilat po kalon shteti i Kosovës, me ç’rast Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët e saj strategjik e zhvillimor”, thuhet në njoftmin e LDK-së.