Përfundon mbledhja shtatë orëshe e VV-së

11.12.2017 21:49:34

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së VV-së, në të cilën është raportuar se temë diskutimi ka qenë fyerja e bërë nga deputetja Aida Dërguti ndaj Albin Kurtit.

Në mbledhjen e cila filloi në orën 14:00 dhe zgjati plotë shtatë orë, ende nuk dihet se çfarë vendime janë marrë.

Askush nga zyrtarët e VV-së deri tash nuk është prononcuar për media, ndërkaq jozyrtarisht thuhet se Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu janë dorëhequr nga Kryesia e VV-së.

Mirëpo menjëherë pas përfundimit të kësaj mbledhje, ka qenë Shpend Ahmeti ai i cili ka reaguar përmes një statusi në Facebook ku ka shkruar vetëm  “Vetëvendosje”.

Pas tij ka qenë edhe deputeti Fisnik Ismaili i cili ka shkruar ” Në VETËVENDOSJE! s’ka karrige, jo!

Kujtojmë se sot gjatë ditës, Aida Dërguti përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë publike dorëheqjen e saj nga kryesia e VV-së, dhe nga pozita e kryetares së VV-së në Vushtrri.