Përfundon orari zyrtar, mbyllen zgjedhjet e 30 qershorit

30.06.2019 19:02:37

Ora shënon 19:00 dhe Qendrat e Votimit në të gjithë Shqipërinë që janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit sipas ligjit zgjedhor duhet të deklarohen të mbyllura.

Qyteti i parë që i dha fund procesit të votimit rreth 10 minuta para orarit zyrtar ishte Kavaja, ku materialet zgjedhore dhe kutitë po dërgohen aktualisht në KZAZ nr.42.

Procesi zgjedhor ka qenë kryesisht i qetë në të gjithë Shqipërinë, pavarësisht disa incidenteve sporadike të regjistruara në Durrës, Kamzë dhe Burrel.