Përfundon protesta e opozitës në Shqipëri, lirohen pesë akset kombëtare

25.04.2019 19:43:28

Opozita e bashkuar mbylli në orën 19:00 protestën e saj në pesë akset kombëtare.

Pas fjalës së kryetarit Lulzim Basha, i cili ripërsërit se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor, protestuesit u shpërndanë.

Tubimi ishte paqësor pjesën më të madhe të kohës, ndërsa u shënuan dy incidente, shkruan tvklan.al.

Njëri në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, protestuesit i vunë flakën 4 gomave dhe në sheshin “Shqiponja” në Tiranë ku disa protestues goditën një person, i cili po kalonte me makinë gjatë kohës që po zhvillohej tubimi.