Përfundon seanca e jashtëzakonshme, s’ka kuorum për votimin e rezolutës

11.04.2019 18:52:49
Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e thirrur për ikjen e të rinjve nga Kosova.

Para pak çastesh ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën u diskutua për ikjen e të rinjve nga Kosova, raporton lajmi.net.

Iniciuesi i seancës nga radhët e LDK-së, Fidan Rekaliu, ka kërkuar që nga kjo seancë deputetët të votojnë një rezolutë, por që në mungesë të kuorumit ajo nuk u hodh në votim.

Rekaliu kishte propozuar që të votohej rezoluta unifikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve kosovarë dhe qëllimi kryesor është ndalja e ikjeve të qytetarëve jashtë vendit.