Përfundon takimi 90 minuta mes Bashës dhe McAllister e Fleckenstein

25.04.2017 18:40:15

Ka zgjatur 90 minuta takimi mes kryetarit të PD Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të BE, David McAllister dhe Knut Fleckenstein.

Takimi mes tyre u zhvillua në selinë e PD dhe u diskutua për të arritur marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike.

Më herët, para takimit me Bashën, dy eurodeputetët u takuan në Kryesinë e Kuvendit me Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Nuk ka ende deklaratë nga asnjë prej palëve dhe nuk ka informacion nëse është arritur ndonjë marrëveshje.